Aktuale

KQZ akrediton 21 mijë e 754 vëzhgues për zgjedhjet e 22 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të akreditoj 21 mijë e 754 vëzhgues për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Miradije Mavriqi nga e Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim paraqiti në mbledhjen e sotme të KQZ-së dy kërkesa për akreditim të vëzhguesve.

Njëra ishte kërkesë për miratimin e 15 organizatave me gjithsej 4310 vëzhgues dhe tjetra përmbante 25 organizata me gjithsej 17 mijë e 444 vëzhgues, shkruan arbresh.info.

Me shumicë votash, këto kërkesa u miratuan në mbledhjen e KQZ-së./arbresh.info/