KQZ gati për balotazhin e 19 nëntorit që do të zhvillohet në 19 komuna

Kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi në mbledhjen e sotme të KQZ-së paraqiti një raport të ecurisë së përgatitjeve të raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar që do të mbahet në 19 komuna.

Ai bëri të ditur se është duke vazhduar operacioni i jashtë Kosovës, ku kanë të drejtë vote 6 mijë e 847 votues.

Halimi njoftoi edhe lidhur me përgatitjet që janë duke u bërë që Personave me Nevoja dhe Rrethana të Veçanta t’u mundësohet të votojnë përmes ekipeve mobile lëvizëse në Ditën e Zgjedhjeve. Numri i përgjithshëm i votuesve nga kjo kategori është: 2 mijë e 16 votues.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi Planin për Ditën e Zgjedhjeve të raundit të dytë (19 nëntor) si dhe emëroi Këshillat e Vendvotimit në komunën e Parteshit ku do të mbahet rivotimi për kryetar komune në të njëjtën ditë.