Aktuale

KQZ publikon të gjitha votat, Nisma-AKR-PD mbesin jashtë Kuvendit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen e saj ka publikuar 100% të numërimit të votave për të gjitha partitë dhe kandidatët që kanë garuar në zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga ky rezultat prin Lëvizja Vetëvendosje me 202 mijë e 968 mijë vota e pasuar më pas nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 197 mijë e 702.

Mirëpo jashtë pragut zgjedhor ka mbetur koalicioni Nisma-AKR-PD.

Ky koalicion ka mbledhur 39 mijë e 495 vota apo 4.96%.

Nga ky rezultat i publikuar nga KQZ, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re, dhe Partia e Drejtësisë, mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës/FaktePlus