Aktuale

KQZ: QNR është në proces të skanimit të listave përfundimtare

Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Enis Halimi, ka thënë se Qendra e Numërimit të Rezultateve është në proces të skanimit të listave përfundimtare të votave, përveç formularët që janë nga kutitë në garanti.

“QNR është në proces të futjes së të dhënave nga formularët dhe skanimit të listave përfundimtare të votuesve, pasi t’i përfundojë këto do të fillojë me listave me kusht dhe do të fillojë validimi i tyre”.

Ai ka raportuar disa parregullsi që janë evidentuar nga kutitë e fletëvotimeve.
“Gjatë pranimit të materialit të ndjeshëm janë bërë nderimi i shiritave ku ka munguar lista e votuesve, ka munguar libri i votimit, formularët e rezultateve nuk janë leshu nga anëtarët e këshillit etj”, tha Halimi.