Aktuale

KQZ tregon sa vendvotime janë numëruar deri më tani

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 50 vendvotime, kanë bërë të ditur në një përgjigjje për Gazetën Express nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se deri më tani, ndërrimi i dytë ka rinumëruar 50 vendvotime.

“Janë rinumëruar 50 vendvotime gjatë ndërrimit të dytë. Ky proces ka filluar të mërkurën pasdite. Rinumërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve”, tha Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Si dhe ta pranojë si të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.