Aktuale

Krasniqi-deputetëve: Mendoni për qytetarin e shtetin, jo për politika ditore

Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi në seancën për demarkacionit ka thënë se pas tri viteve diskutim, kjo marrëveshje më në fund do të mund të votohet.

Krasniqi i ka bërë thirrje kolegëve deputet që të votojnë këtë marrëveshje e cila i jep liri lëvizjes së qytetarëve në zonën Shengen.

Krasniqi ka bërë të ditur se PDK është pro kësaj marrëveshje dhe do të votoj në mënyrë unanime.

Fjalimi i tij:

Çështja që sot po e shqyrtojmë është një temë që në 3 vitet e fundit është diskutuar mjaftë shumë.

Kemi parë edhe skena që nuk kanë taku sjelljes parlamentare e një shtetit të ri që ballafaqohet me probleme e cila ka ardh për shkak të kundërshtimeve për këtë çështje.

Sot pas 3 viteve, kemi një letër të nënshkruar nga dy presidente, ku në mënyrë zyrtare merret përsipër që të rishqyrtohet dhe korigjohet nëse ka fakte.

Ne sot jemi mbledhur këtu për ratifikimin e kësaj marrëveshje dhe për të liruar Kosovën, që është shëndrru në traumë kolektive dhe që i ka pamundësuar lëvizjen e lirë, duke i lënë njerëzit sikur vrimën e fundit të zezë që nuk mund të lëvizë në zonën Shengen,

Kërkojmë nga të gjithë deputet ti kenë interesat e qytetarit, interesat e shtetit e jo politikave ditore.

Ne emër të grupit parlamentar të PDK, ne unanimisht do të votojmë për miratimin kësaj marrëveshje dhe ftojmë të gjithë të bëjnë të njëjtë./Indeksonline/