Aktuale

Krasniqi: Kjo është një ditë e madhe për Kosovën dhe PDK-në

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se dita e sotme është një ditë e madhe për demokracinë dhe do të jetë një ditë e madhe edhe për Partinë Demokratike të Kosovës dhe partnerët e saj të koalicionit.

“Sot është ditë e madhe për Kosovën. Është ditë e madhe për demokracinë dhe sovranitetin tonë si shtet. Ne besojmë fuqishëm se do të jetë ditë e madhe edhe për PDK-në, aleatët tonë, mbështetësit tonë, për gjithë qytetarët e vendit. Më erdhi mirë që po shohë të rijnë, të cilët votonin për herë të parë edhe shumë pensionistë që kanë votuar gjithmonë. Besoj që ky obligim qytetar është i rëndësishëm që të kryhet nga gjithë. Ne kemi ftuar në vazhdimësi për një të tillë. Kjo është e bukura e demokracisë, shteti që janë flijuar gjeneratat. Sot i ftojmë gjithë për ta rikujtua këtë sakrificë të madhe të dhjetëra mijëra njerëzve”, tha Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se mjerisht, kanë parë “lajme të rreme” që janë përhapur gjatë kësaj kohe. Ai për këtë ka thënë se ka disa javë që Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë lajme fantome përmes portaleve të rrejshme dhe profileve fantome në rrjetet sociale. Sipas tij, e njëjta gjë po vazhdon edhe sot./KP/