Aktuale

Krerët e drejtësisë diskutojnë për fuqizim të sundimit të ligjit

Në Prishtinë sot u mbajt tryeza me temën “Mekanizmat Koordinues për fuqizimin e sundimit të ligjit”, me pjesëmarrje nga përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës, Instituti Gjyqësor i Kosovës, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim(UNDP).

Në këtë tryezë nga të gjithë pjesëmarrësit u vlerësua rëndësia e koordinimit të këtyre institucioneve të drejtësisë në mënyrë që rendi dhe sundimi i ligjit në Kosovë të fuqizohet.

Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi tha se, ministria që ai drejton ka qenë e kujdesshme që të ndërtojnë një infrastrukturë të mirë ligjore.

“Kemi vërejtur se në momente të caktuara duhet të ketë koordinim nëpërmjet institucioneve të drejtësisë dhe ky koordinim të jetë fuqizim për ruajtjen e institucioneve tona. Asnjëherë nuk ka ndodhur të procesohet një ligj në kuvendin e Kosovës pa koordinim e Këshillit Prokurorial e të tjera”, tha Kuçi.

Agim Maliqi, anëtar i Këshillit Gjyqësor, tha që ky mekanizëm është tejet i rëndësishëm për efikasitetin e drejtësisë në Kosovë.

“Duhet të theksoj që fryma në mes KGJK-së dhe Ministrisë së Drejtësisë është edhe e fu qizuar me rastin e gjyqtarëve dhe qëllimi ka qenë që gjithmonë të kemi ligje sa më të mira dhe të krijojmë një sistem sa më të besueshëm”, tha ai.

Synimi i këtij institucioni është vizioni i institucioneve të drejtësisë në të ardhmen./KosovaPress/