Aktuale

Krim familjar në Viti: Babi vret foshnjën e porsalindur, pas saj vdes edhe nëna

Dje rreth orës 10:15 një femër ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti.

E njëjta më pas ka vdekur, por mjekët kanë dyshuar se ajo ka pasur një lindje dhe se fillimisht nuk dihej për vendndodhjen e fëmijut, më pas mjekët e kanë lajmëruar Policinë për rastin, shkruan rajonipress.

Policia pastaj së bashku me ambulancën trupin e foshnjes poashtu të vdekur e kanë gjetur të mbështjellur me batanije në përroin e fshatit Letnicë.

Këtë e ka konstatuar mjeku i QKMF-së nga Vitia në vendin e ngjarjes.

Në bazë të intervistave që janë zhvilluar sipas Policisë, dyshohet se foshnjën e njëjtë ta ketë privuar nga jeta babai i saj Xh.K.

I njëjti është ndalur nga Prokurori i Shtetit për 48 orë.

the authorE B