Rajon & Botë

Kritikoi Qeverinë, arrestohet redaktorja e një gazete

Autoritetet turke kanë mbajtur shkurt në paraburgim redaktoren e një gazete Yeliz Koray për shkak të se ka shkruar një kolumne me anë së cilës ka kritikuar Qeverinë për shkak të rëndësisë që i kanë kushtuar një vjetorit të tentim grusht shtetit të vitit të kaluar.

Koray, redaktore e gazetës që del në krahinën Izmit në veriperëndim të Turqisë është arrestuar të shtunën pasdite në shtëpinë e saj ndërsa siç ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter gjykatësi e ka liruar me kusht që të lajmërohet në Polici, transmeton Reuters.