Aktuale

Kryeministri Edi Rama takon Presidentin turk Erdogan

Në vijim të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologun turk Yildirim, ndërsa sapo ka nisur takimi me presidentin Erdogan.

Vizita e Ramës në Turqi zhvillohet ne ftesë të Presidentit Erdogan, ndërsa ajo po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie pas sulmeve të mbrëmshme kamikazë në aeroportin e Stambollit, ku humbën jetën rreth 40 persona dhe mbetën qindra të plagosur.

Avioni i kreut të ekzekutivit shqiptar Edi Rama u ul pak minuta pas shpërthimeve në aeroport.