Aktuale

Kryeministri liron Petrit Selimin nga detyra e zëvendësministrit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për lirimin nga detyra e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, njofton Kryeministria.

“Selimi, në përputhje me aktet ligjore, do të vazhdojë angazhimin në postin e koordinatorit nacional në Zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC)”, thuhet në njoftim.