Aktuale

Kryeministri malazez thotë se do t’ia bëjë këtë kërkesë Haradinajt për demarkacionin

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka thënë se Mali i Zi mund të ndihmojë Kosovën në fazën e forcimit të potencialit të brendshëm dhe ndërtimit të institucioneve në mënyrë që Kosova të sigurojë perspektivën evropiane dhe euro-atlantike.

Ai ka thënë se në takimin e së martës me Haradinajn në Prishtinë, do të kërkojë nga ky i fundit që të marrë një vendim të guximshëm, që është ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit.

“Duhet marr vendime të cilat u sigurojnë qytetarëve më shumë sesa që kanë sot. Kur Mali i Zi zgjodhi ta njohë Kosovën, klima politike në Mal të Zi ishte e shfrenuar. Mbi 85 për qind e qytetarëve ishin kundër vendimit të Qeverisë për të njohur Kosovën. Por ne, megjithëkëtë, e njohëm Kosovën. Do të thosha se, për shkak të vendimeve të tilla dhe vizionit të tillë që qeverisja e atëhershme malazeze ka pasur, Kosova sot gëzon një pjesë të beneficioneve si vend që ka perspektivë evropiane dhe auro-atlantike dhe stabilitet si nevojë kyçe e rajonit”, porositi Markoviq, ndërsa ka theksuar se vendi i tij nuk i marr as edhe një centimetër territor Kosovës.