Aktuale

Kryeministri mallëngjehet për fëmijërinë, luan futboll në ara

Janë të zakonshme udhëtimet e kryeministrit Haradinaj në qytete e vende malore të ndryshme anë e kënd Kosovës gjatë fundjavës.

Në vizitën e fundit që i bëri qytetit të tij, Deçanit, Haradinaj ka gjetur kohë pak edhe për futboll.

Ai është parë duke luajtur me disa fëmijë në fushë, terrene këto të njohura për futboll në shumë fshatra të Kosovës.

Pasi lozi pak minuta me ta, Haradinaj ka kërkuar të ndajë një fotografi me grupin e fëmijëve.

the authorBurbuqe Metolli