Aktuale

Kryeministri Mustafa, ngushëllon francezët

Pas sulmit të mbrëmshëm në Nicë të Francës, Kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet për popullin francez.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka shprehur dhimbjen e popullit të Kosovës për viktimat e sulmit në Francë, në të cilën humb jetën 84 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Mustafa tha se kjo tragjedi prekë jo vetëm popullin francez, por edhe atë të Kosovës.