Aktuale

Kryeministri Rama fillon vizitën zyrtare në Mal të Zi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka arritur sot për vizitë zyrtare në Mal të Zi, me ftesë të kryeministrit Dushko Markoviç.Rama me nderimet më të larta shtetërore në mënyrë solemne është pritur para Vilës “Gorica”.

Në delegacionin e kryeministrit Rama janë edhe ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Paulin Sterkaj.

Rama përveç me kryeministrin Markoviç, do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç.

Në kuadër të vizitës, do të realizohet edhe takim mes ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Malit të Zi, Ditmir Bushati dhe Sërgjan Darmanoviç.Ministri Darmanoviç dhe Bushati do të nënshkruajnë marrëveshje mes Ministrive të Shëndetësisë së Malit të Zi dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në sferën e shëndetësisë. Po ashtu planifikohet që Markoviç dhe Rama të mbajnë një konferencë për media.