Aktuale

Kryeministri thotë se Kosova është model për respektimin e të drejtave të njeriut

Kryeministri Isa Mustafa përmes një statusi ka thënë se qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë me mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut. Ai ka thënë se Kosova është model për respektimin e të drejtave të njeriut.

Kryeministri Mustafa ka thënë se Kosova është model për respektimin e të drejtave të njeriut, por edhe për mbrojtjen kushtetuese e ligjore.

Statusi i plotë:

Qytetarët e Kosovës, si pasojë e okupimit shumëvjeçar, e dinë më mirë se kushdo tjetër se çfarë do të thotë shkelja e të drejtave të njeriut.

Republika e Kosovës sot, përbën modelin më afirmativ në rajon dhe më gjerë për mbrojtjen kushtetuese e ligjore si dhe respektimin në praktikë të të drejtave të njeriut, në veçanti të kategorive tradicionalisht të diskriminuara.

Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut shpreh krenarinë që Kosova është model i mirë, por edhe përkushtimin e Qeverisë për avancim të metejmë dhe eleminim të çdo forme të cenimit të të drejtave të njeriut në shtetin tonë.

Republika e Kosovës është e destinuar të jetë model suksesi dhe prijëse rajonale në këtë fushë dhe shumë aspekte të tjeta ku vijnë në shprehje vlerat më të larta të humanizmit./GazetaExpress/