Rajon & Botë

Kryeministri turk: Do ta luftojmë zjarrin me zjarr

Në një deklarartë vetëm disa orë pas sulmit tragjik të së martës, Kryeministri i Turqisë Yildirim tha se të paktën 36 vetë u vranë dhe 146 të tjerë janë  plagosur, dhe ka të ngjarë që edhe shumë të huaj  të jetë në mesin e viktimave.

Binali Yildirim tha se kamikazët janë të lidhur me ISIS duke shpjeguar se i ashtuquajturi Shteti Islamik është  i dyshuari kryesor në sulmin e aeroportit.

“Ne do ta luftojmë zjarrin me zjarr – tha Kryeministri – gjërat janë bërë të vështira dhe është koha të reagojmë. Autorët ishin të veshur me të zeza dhe kanë ardhur me taksi”, u shpreh ai.

Videoja në mediat sociale tregon një nga sulmuesit që hyn duke vrapuar në aeroport dhe rrëzohet pasi plagoset nga një polic para se të hedhë veten në erë, ndërkohë që të gjithë njerëzit rreth tij largohen me vrap.  Taksitë janë përdorur për të çuar të plagosurit në spital pas sulmit.