Aktuale

Kryeministrja serbe me një kërkesë interesante për Haradinajn pas krijimit të Ushtrisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se krijimi i Ushtrisë së Republikës së Kosovës është një kërcënim për sigurinë në rajon, dhe ka ftuar krerët e shtetit që ta rishikojnë një vendim të tillë përsëri.

“Ftoj Haradinajn, Veselin dhe Thaçin, që ta mendojnë edhe një herë një veprim të tillë”, ka thënë ajo.

Sipas saj pas këtij hapi të Prishtinës, është edhe më e vështirë që të flitet për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel.

“Është shqetësuese, jo vetëm që Ushtria që e krijuan përbën shkelje për ligjin ndërkombëtar, por edhe për e Kushtetutën e tyre. Ata janë në gjendje që ta shkelin edhe Kushtetutën e tyre”, ka thënë kryeministrja serbe, shkruan ‘telegraf’.

Brnabiq ka komentuar edhe qëndrimet e NATO-s dhe BE-së për çështjen e Ushtrisë, duke ftuar të gjithë për ruajtjen e paqes dhe qetësisë./GazetaExpress/

the authorBurbuqe Metolli