Rajon & Botë

Kryesi i sulmeve në Francë ishte tunizian me shtetësi franceze

Burime të Policisë bëjnë të ditur se kryesi i sulmeve në Francë ishte një 31 vjeçar, tunizian me shtetësi franceze.

Sipas Policisë, brenda kamionit ishte gjetur një kartë identiteti dhe se sulmuesi ishte banor i Nicës.

Mediat e huaja kanë publikuar disa postime në rrjete sociale, ku përkrahës të grupit terrorist “Shteti Islamik” i janë gëzuar tragjedisë.

Liderët vendor e kanë cilësuar sulmin si terrorist, transmeton KosovaPress.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i viktimave nga sulmi ka arritur në 82, derisa dhjetëra të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike./KP