Aktuale

Kryetari Agim Bahtiri i garanton qytetarët e Mitrovicës se do të vazhdoj të jetë në shërbim të tyre

Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, fitues garës për kryetar të Mitrovicës edhe për periodën e ardhshme katërvjeçare, e vlerëson të suksesshëm procesin zgjedhur për kryetar të komunës në balotazhin e mbajtur të dielën, më 19.11.2017.

Kryetari Bahtiri me këtë rast falënderon qytetarët e Mitrovicës që dolën masovikisht në zgjedhje, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe se cilit subjekt politik i takojnë, për qytetarinë e treguar në ditën e zgjedhjeve dhe për përfundimin me sukses dhe pa asnjë problem të procesit zgjedhor.

Po ashtu, kryetari Bahtiri në mënyrë të veçantë falënderon pjesëtarët dhe drejtuesit e policisë së Kosovës në të gjitha nivelet, Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, pjesëtarët e organizatave ndërkombëtare të sigurisë të pranishme në Mitrovicë, për angazhimin maksimal në marrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar kushte për një proces normal të votimit, ashtu sikur edhe ndodhi, si dhe përfaqësuesit ambasadave të shteteve të huaja në Kosovë, për interesimin e tyre të posaçëm për procesin zgjedhor në Mitrovicë.

Duke i falënderuar për besimin e fuqishëm që i dhanë për të drejtuar Komunën e Mitrovicës edhe në katër vitet e ardhshme, kryetari Bahtiri i garanton të gjithë qytetarët se ai do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve dhe se do të qeverisë me nderë dhe duke e zbatuar ligjin në mënyrë strikte, si dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të tyre për të siguruar një të ardhme sa më të mirë për të gjithë.