Aktuale

Kryetari i komunës së Skenderajit:Do të përballeni me drejtësinë, s’mund të më bllokoni

Kryetari i komunës së Skenderajit, Bekim Jashari ka mbajtur konferencë për media lidhur me dështimin e seancës së planifikuar të mbahet gjatë javës së kaluar.

Ai në këtë konferencë ka thënë se duhet që vota e qytetarëve të ketë fuqi, kurse ka shtuar se kundërshtarët politik po mundohen që ta bllokojnë.

“Besimit që na kanë dhënë qytetarët. Ju boj apel qytetar të dashur, fuqia juaj për votën e juaj është e madhe. Unë mjaft kam duruar deri sot. I ka ardhur fundi që me çdo kusht me blloku Bekim Jasharin. Nuk janë duke e lënë asnjë formë të mundshme pa e shfrytëzu për interesa të ngushta të tyre.”

Ai tha se të gjithë ata që kanë kryer parregullësi mandatin e kaluar, do të përballen me drejtësinë.

“Kush ka interesa të ngushta në këtë vend, vetdijësohuni dhe kuptoni se kush ka interesa të ngushta në këtë vend. Drejtësia ka mu marr me të gjitha pronat që janë uzurpuar. Po ja u jap një rast, kerrin zyrtar të kryetarit të komunës, Sami Lushtaku deri me 11 dhjetor e kam marrë me dy goma te dimrit dhe verës kur e kemi shiku se pse tha para një muj ditë i kemi ngjit katër por deri në at nivel janë shku edhe gomat me i marrë” ka thënë Bekim Jashari.

Ndryshe, javën e kaluar asamblistë e Partisë Demokratike të Kosovës kanë lëshuar seancën.