Aktuale

Kryetari i Mitrovicës, jep dorëheqje nga AKR-ja

Problemet në Aleancën Kosova e Re të udhëhequr nga Behgjet Pacolli nuk kanë të ndalur, ku nesër pritet të largohet nga kjo parti nënkryetari dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Veriu.info mëson se kryetari Bahtiri do të jep dorëheqje nesër nga AKR-ja për shkak të pakënaqësive të mëdha në lidhje me qasjen e Behgjet Pacollit ndaj problemeve me të cilat po ballafaqohet Kosova dhe problemeve të brendshme partiake.

Burime nga AKR-ja bëjnë të ditur se Bahtiri nuk ka marrë pjesë në darkën e organizuar sonte në shtëpinë e Pacollit me krerët institucional, edhe pse ka pasur ftesë nga lideri i AKR-së.

Edhe pse merrte pjesë për herë të parë zgjedhje, AKR në zgjedhjet nacionale të vitit 2007 kishte dalë partia e tretë në Kosovë, duke u parë si alternativë nga qytetarët. Mirëpo, kjo partia ka humbur shumë ndër vite, sa që momentalisht në Kuvendin e Kosovës i ka vetëm dy deputetë, ku madje Labit Tahiri për shkak të pakënaqësive ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit dhe anëtarit të Kryesisë.