Aktuale

Kryetari i ri i Prizrenit largon fotografinë e Presidentit Thaçi nga zyra

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje, ka larguar fotografinë e presidentit Hashim Thaçi nga zyra e tij, duke e zëvendësuar atë me fotografinë e heroit Adem Jashari, shkruan Gazeta Metro.

Një pamje e tillë vërehet në fotografitë e publikuara nga partia e Mimoza Kusari-Lilës (shih fotografinë kryesore), gjatë një takimi që përfaqësuesit e kësaj partie zhvilluan paraditen e sotme me Haskukën për ta uruar dhe për t’i ofruar mbështetje në postin e ri.

the authorE B