Fun

Kthehet nga pushimi, e gjen “lopën” në kulm! (Foto)

Ally Logan ka mbetur i befasuar, kur u kthye nga pushimi dhe gjeti objektin në formë të lopës në kulmin e shtëpisë së tij në Stirling të Skocisë.

Burri 56-vjeçar nuk e kishte idenë se prej nga ka ardhur ky objekt misterioz, që është i punuar nga materiali me fibra xhami, transmeton Telegrafi.

“Sikur të ketë rënë nga qielli, se nuk di nga erdhi apo kush e solli. Fëmijët flisnin për një lopë në kulm sapo hymë në oborr, e unë nuk mund t’ju besoja syve kur e pashë”, ka thënë Logan lidhur me rastin.

“Së paku nuk kam nevojë që ta mjelë në çdo mëngjes”, ka thënë me humor, teksa “lopa” misterioze rrinte në kulm. /Telegrafi/

the authorE B