Sport

Kucka pranë largimit nga Milani

Mesfushori sllovak pritet t’i jep lamtumirën klubit kuqezi.

Milani dhe Trabzonspori janë pranë marrëveshjes për reprezentuesin sllovak, Juraj Kucka.

Sipas Calciomercato.com, klubi italian është pajtuar që të shesë Kuckan për 6 milionë euro dhe tani janë duke pritur vetëm edhe dritën e gjelbër nga lojtari, i cili ende nuk ka vendosur se ku do të luajë sezonin tjetër.

Kucka i ishte bashkuar Milanit nga Genoa në verën e vitit 2015 për 3 milionë euro dhe ka regjistruar 67 paraqitje.