Aktuale

Kujdes ku po e parkoni veturën, Policia është në aksion

Vetura të shumta shpesh herë shihen të parkuara në vendet joadekuate, në Prishtinë.

Kështu trotuaret e lëna për këmbësorët, por edhe hapësira të gjelbëruara në shumë raste janë të bllokuara nga veturat.

Por pronarë të shumtë të veturave të parkuara në afërsi të stadiumit “Fadil Vokrri” sot janë gjobitur nga Policia e Kosovës.

Sigurisht se metoda e re e policisë për t’i shqiptuar tiketat e trafikut dhe për t’i lënë ato në vetura është shumë më funksionale për të gjithë shoferët, që nuk respektojnë rregullat e trafikut.