Shëndetësi

Kujdes! Mund të humbisni dëgjimin nëse pini shpesh këto dy ilaçe

Humbja e dëgjimit ose shurdhimi është një sëmundje e cila shfaqet që në lindje ose mund të shkaktohet nga ndonjë dëmtim i nervit akustik. Por një studim i ri, i bërë në Mbretërinë e Bashkuar, paralajmëron një rrezik të ri.

Femrat që përdorin paracetamol ose ibuprofen dy herë në javë për më shumë se gjashtë vjet rrezikojnë të humbasin plotësisht dëgjimin. Kjo ndodh sepse këta dy qetësues pengojnë furnizimin me gjak të veshit të brendshëm.

Në këtë studim morën pjesë 55.850 femra të moshës nga 44 deri në 69 vjeç. Rezultatet treguan që një në 20 femra vuanin nga dhimbjet e pjesshme të dëgjimit.Gjatë përdorimit të paracetamolit, lëshohen disa antioksidantë në kërmillin e veshit (koklean) duke e bërë atë më të ndjeshëm nga zhurmat akustike.

Qetësuesit dëmtojnë po ashtu edhe qimet brenda veshit të mesëm.Një studim i ngjashëm prodhoi të njëjtat rezultate edhe për gjininë mashkullore, dhe për femrat e moshës së tretë, të cilat përdorin paracetamol ose ibuprofen për dhimbjet e kokës dhe të shtyllës kurrizore./living.al