Shëndetësi

Kujdes në palestra: Kostumet e djersitura shkaktojnë këtë problem të turpshëm

Ushtrimet gjimnastike në palestra kërkojnë kostume adekuate, por nëse qëndroni veshur me këto kostume edhe pasi që ato janë të djersitura së tepërmi, kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Një studim ka treguar se një gjë e tillë mund të shkaktojë infeksione bakteresh që çojnë tek inflamacioni i penisit, i njohur si balanitis.

Gjendja krijohet përmes irritimit të lëkurës ose inflamacionit. Balanitis shkaktohet nga candida fungus.

Simptomat përfshijnë skuqje dhe ënjtje, dhe dhimbje gjatë urinimit, transmeton KosovaPress.

Me këtë rast rekomandohet vizita te mjeku i përgjithshëm nëse keni ndonjë nga këto simptoma.