Aktuale

Kujdes, sot Prishtinën e keni në kaos të vërtetë

Bora që nisi dje, ka zënë në ‘befasi’ Komunën e Prishtinës, rrugët e të cilës janë të mbushura me akull e borë.
Jo vetëm rrugët dytësore, por Prishtina është në kaos edhe në rrugët kryesore të qendrës, pasi as nuk është hequr bora e as nuk është hedhur kripë

Metro ka provuar të flas me Komunën e Prishtinës për të kuptuar pse në rrugë nuk është hedhur fare kripë, por telefonat e zyrtarëve ishin të mbyllur.

Siç raporton gazetari i Metros nga vendi i ngjarjes, rrugët e Prishtinës kanë shtresë me akull dhe veturat nuk po lëvizin normalisht.

Pamundësia për të qarkulluar si duhet, ka shkaktuar kolona të gjata në rrugët e qendrës, gjë që ka bërë që edhe Policia ta marrë me shqetësim. Ata janë parë në rrugë me drita sinjalizuese, teksa mundohen të informojnë qytetarët.

E bora e akulli i ditëve të sotme nuk është një befasi, pasi meteorologët kishin paralajmëruar një mot të tillë që para një jave, mirëpo kjo nuk është marrë edhe aq seriozisht.
Ndërkohë, bora e pranverës nuk e ka përfshirë vetëm Kosovën. Acari nëpër shtetet evropiane ka qenë sinjal se mot i tillë e pret edhe atë.

the authorE B