Sport

Kuka mëson kundërshtaren e radhës në shpresën e saj për medaljen e bronztë

Edhe përkundër humbjes së pësuar në çerekfinale, Loriana Kuka ka akoma shanse që të fitojë medaljen e bronztë.

Kuka e cila po merr pjesë në Lojërat Evropiane 2019 që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë, ka humbur mundësinë për medaljen e artë.

Ajo humbi në duelin me xhudisten holandeze Guusje, dhe tani ka shanse vetëm për medaljen e bronztë, të cilën mund ta arrijë përmes repesazhit, shkruan lajmi.net.

Kundërshtarja e Lorianës në repesazh do të jetë gjermania Anna Maria Wagner, me të cilën do të përballet pas pak minutave.

Shpresojmë që Loriana të arrijë të fitojë të paktën këtë medalje të bronztë. /Lajmi.net/