Aktuale

Kukës, asgjesohen 280 rrënjë kanabis, shpallen në kërkim kultivuesit

Policia e Kukësit ka asgjesuar 280 rrënjë kanabis sativa. Operacioni u zhvillua në fshatin Belë, në vendin e quajtur “Qafa e Zbinecit”.

Bimët narkotike u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e  provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.