Kuriozitete

Kulla prej kafkave nën Meksiko Siti fsheh misterin e errët të aztekëve

Zbulimi i ri nën Meksiko Siti duket plotësisht i tmerrshëm dhe na sjell zbulimin e ri për sakrifikimin e njerëzve gjatë kohës së aztekëve.

Kulla e ngritur përmban më shumë se 650 kafka, shumica e të cilave u takojnë grave dhe fëmijëve, është zbuluar jo shumë larg Templo Major, tempullit kryesor aztek në qytetin Tenoçtitlan, që ishte emri i dikurshëm i Meksiko Sitit.

Kërkuesit besojnë se kafkat “e renditura” formojnë “Tzompantli”, përkatësisht raftet skeletore siç ishin bërë dikur për të frikësuar konkuistadorët spanjollë.

Këto kafka të renditura ishin ngritur kryesisht nga armiqtë e kapur, por për zbulimin e fundit duket se ka të bëjë me ritualin e sakrifikimit tek aztekët.

“Mendojmë se viktimat janë kryesisht meshkuj të rinj- luftëtarë. Ndërsa kur janë në pyetje gratë dhe fëmijët, besohet se pak prej tyre kanë shkuar në luftë. Ka ndodhur diçka për të cilën nuk kemi kurrfarë të dhënash dhe kjo është krejtësisht diçka e re”, tha bio-antropologu Rodrigo Bolanos, transmeton KosovaPress.

Nënshtrimi i sakrificës njerëzore ishte praktikë në mesin e aztekëve dhe kulturave tjera mezo-amerikane, dhe ritualet janë kryer si një dhuratë për perënditë dhe konsiderohej i nevojshëm për të siguruar prosperitetin e njerëzve.

Ndryshe, astekët ishin të njohur për rituale brutale të sakrificave njerëzore.