Aktuale

Kumanova kërkon drejtësi për Astritin

Me mijëra kumanovarë marshuan në shenjë solidarizimi për humbjen e Astrit Deharit, familja e të cilit është nga fshati Sllupçan i Kumanovës.

Marshi filloi  para Gjimnazit “Sami Frashëri” ndërkaq përfundoi  në sheshin e qytetit të Kumanovës.

Pas përfundimit të këtij organizimi, gazetari dhe analisti kumanovar  Xhenis Sulimani  tha se, me anë të këtij marshi,  shprehin ngushëllime dhe solidarizim me familjen Dehari.

“Jeta nuk matet me vitet që i numëruam në këtë jetë, por me veprat që krijuam për tua bërë jetën më të mirë të tjerëve. Trimat zakonisht numërojnë pak vite, por numërojnë shumë vepra. Vepra që lënë gjurmë në këtë botë sa për të kujtuar trimin, aq edhe për ti ndjekur ne që frymojmë’ , u shpreh ai.

“Kumanova sot qanë për ty Astrit, sepse siç thoshe Hasan Prishtina ‘Mëmëdheu qanë për trima, e jo për qyqarë e tradhtarë’”,  tha  iniciuesi i këtij marshi.