Aktuale

Kur gazetari serb sulmonte të pastrehun në kishën te UP-ja (Video)

Zhivojin Rakoçeviq është propozuar për anëtar të Bordit të Agjencisë kundër korrupsionit, disa ditë pasi në Kosovë u bë i famshëm për duartrokitjet që ai i bëri kur Policia e Kosovës hoqi pankartën e studentëve kosovar, por raportimet e tij për këtë objekt e lidhin atë edhe me një histori të paa dy viteve.

Disa muaj para se shteti i Kosovës të merrte vendim për mbylljen me grila të objektit të Kishës ortodokse të ashtuquajtur “Kisha e Krishtit Shpëtimtar” në shtator të vitit 2014, gazetari serb Zhivojin Rakoçeviq që atëherë punonte për Radiotelevizionin KIM në Çagllavicë, kishte vendosur ta bënte një storie për objektin e kishës në kampusin universitar në Prishtinë.

Arsyeja e stories ishte këngëtarja që atëherë bëri bujë ballkanike duke incizuar videon e këngës “E dehun” në hyrje të këtij objekti.

Por aty në atë kohë, qershor i vitit 2014 po jetonte edhe një i pastrehë me probleme mendore.

Zhivojin Rakoçeviq që njihet si poet dhe fitues i çmimeve “Shpërblimi i Vidovdanit për poezi”, atëkohë ishte redaktor i radios KIM n dhe kryeredaktor përgjegjës i “Glasa Juga”, kishte hyrë edhe në objektin e kishës që ishte “uzurpuar” nga i pastrehu me probleme mendore.

Por sjellja e Rakoçeviq ndaj këtij personi ishte e egër.