ShowBiz

Kur Shakira u takua me Ricky Martin dhe si rrodhi jeta e tyre personale (Foto/Video)

Karriera muzikore e Shakiras ka nisur që në vitet e nëntëdhjeta. Albumi i saj debutues, “Magia”, është incizuar me Sony Music Colombia në vitin 1990 kur ajo ishte vetëm 13 vjeçare.

Në vitin 1993, ajo mori pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës, Vina del Mar, në Kili, i cili i afirmonte këngëtarët latinë, ndërsa fituesi vendosej nga një panel jurie.

shkarick

Në atë eveniment, Shakira e këndoi baladën “Eres” dhe e fitoi vendin e tretë. Njëri nga anëtarët e jurisë, i cili votoi për të, ishte asokohe 20-vjeçari Ricky Martin.

Nuk ka informacion për ndonjë lidhje të mëvonshme mes tyre, por ekzistojnë disa fotografi që ata i kanë bërë bashkë pas disa vitesh. Krahas suksesit të madh në karrierën e të dyve në vitet në vazhdim, edhe jeta personale e tyre ndryshoi në masë të madhe.

rickyshak

Në mars të vitit 2010, Martin deklaroi publikisht se ishte homoseksual, ndërsa po të njëjtin vit Shakira u njoftua me futbollistin spanjoll të Barcelonës, Gerard Pique, kur qendërmbrojtësi mori pjesë në videon e këngës “Waka Waka (This Time for Africa)”.

Lidhja e tyre u konfirmua në mars të vitit 2011, ndërsa dy vite më vonë ata u bënë me një djalë që e pagëzuan Milan. Shakira lindi djalin e dytë në vitin 2015, të cilit ia vunë emrin Sasha Pique Mebarak.

piq1

Shakira është 10 vjet më e madhe se partneri i saj, i cili kur këngëtarja e nisi karrierën ishte vetëm trevjeçar. Ndërsa kur ajo u takua me Martin, Pique ishte gjashtë vjeç.

Duhet theksuar se në vitin 2011, Ricky Martin dhe Shakira realizuan bashkëpunimin “Bella”, ndërsa i dashuri i saj në klip ishte tenisti Rafael Nadal.