Rajon & Botë

Kurdët e Irakut bëhen gati për referendumin e pavarësisë, fqinjët nisin manovrat ushtarake

Teksa kurdët e Irakut bëhen gati për referendumin për pavarësi, vendet fqinje po bëjnë stërvitje dhe manovra ushtarake në zonat pranë shtetit të ri që pretendohet të shpallet.

Irani ka zhvilluar stërvitje masive në kufirin me Irakun ndërsa ka paralajmëruar se në rast shpalljeje të një shteti të ri të Kurdistanit iraken, ata nuk do e njohin dhe do i ndërpresin të gjitha marrëveshjet me të.

E njëjta gjë ka ndodhur me Turqinë që në kufirin me Irakun po zhvillon manovra masive ushtarake ku ka përdorur të gjithë arsenalin ushtarak.

Turqia është një nga kundërshtaret më të forta të shtetit të ri që pretendon të shpalet pas referendumit, ndërsa mbështetësi i vetëm zyrtar deri tani i Kurdistanit iraken është Izraeli.