Aktuale

Kurti: Kadri Veseli të jap përgjegjësi

Deputeti Albin Kurti, njëkohësisht edhe iniciuesi i interpelancës së kryeministrit Haradinaj lidhur me çështjen Dehari tha se është bërë padrejtësi me rastin Dehari, pasi që shumë persona të implikuar në këtë rast sipas tij nuk e kanë thënë të vërtetën, raporton “Zëri.info”.

“Kështu ishte kryepolici i cili i vazhdoi gënjeshtrat e vazhdueshme kundër 6 aktivistëve të VV-së, Nexhmi Krasniqi tha se Astrit Dehari ka vdekur nga medikamentet dhe foli për medikamente të paqena. Ka vdekur një qytetarë i pafajshëm, shteti ka gënjyer kur ai është arrestuar dhe ka gënjyer se pse ka vdekur. Për 11 lloje të medikamenteve janë zhvilluar teste dhe nga asnjë nuk është dalur se Astriti ka vdekur. Shkaku i vdekjes është bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga një shishe e plastikës. Syl Hoxha kryeprokurori që konstatoi se ai ishte vetëvrarë ende pa u mbyllur hetimet”, tha Kurti.Sipas tij qëllimi i të gjithë këtyre ishte i qarë, që të mbyllen hetimet.

Po ashtu Kurti kërkoi përgjegjësi edhe nga Kadri Veseli që të tregoj se pse pati deklaruar për deputetët e Vetëvendosjes të kujdesen se po e vrajnë veten.“Synimi i tyre ishte i qartë që të mbyllen hetimet dhe të mos bëhen fare ato. Kryetari i Kuvendit gjithashtu doli në seancë dhe tek sa na drejtohej neve VV-së na pati thënë se kujdes se po e vrani veten, ai duhet të tregoj se pse e kishte fjalën”, tha Kurti.

Pamjet nga burgu ku ishte Dehari, dolën në dy mediume në portalin Express dhe televizionin Klan Kosova pse deri te këto media kur dihet qëllimi redaksional dhe editorial.Ai po ashtu foli edhe për të burgosurin që ishte në një qeli me Deharin.Ai kërkoi edhe realizimin e hetimit ndërkombëtar për këtë rast, si dhe bashkëpunimin të pa penguar nga institucioneve e Kosovës, po ashtu Kurti kërkoi edhe shkarkimin e ministres Hoxha si dhe gjithë personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.