Aktuale

Kurti kujton sulmet terroriste të 11 shtatorit në ShBA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit në SHBA që ndodhën 16 vjet më parë.

Kurti thekson se terrorizmi mund të luftohet nëse popujt qëndrojnë krah për krah njëri –tjetrit.

Postimi i plotë i Kurtit në Facebook

Sot bota mbarë përkujton sulmet terroriste që na tronditën të gjithëve, në 11 shtator të vitit 2001.

Mendimet tona shkojnë për familjet e viktimave, për popullin dhe shtetin amerikan.

Terrorizmi, i cili vazhdon të godasë ku mundet, mbetet sfidë për shoqëritë bashkëkohore. Por nëse popujt qëndrojnë krah për krah, në solidaritet e ndihmë për njëri-tjetrin, për terroristët do të jetë gjithnjë e më e vështirë.