Aktuale

Kurti reagon ashpër ndaj Listës serbe

Lista serbe në vazhdimësi që nga formimi i saj ka krijuar problem në institucionet dhe në tërë Kosovën,

Kërkesat e tyre të vazhdueshme janë përtej normales, ndërsa në të njëjtën kohë shqiptarët në Serbi nuk i kanë asgjë 10% të kushteve që serbët gëzojnë këtu në Kosovë.

Megjithatë kjo për institucionet e Kosovës nuk ishte edhe aq problem i madh, pasi nuk janë marrë kurrë me shqiptarët në Serbi.

Për kërkesat e Listës serbe ka reaguar Faton Kurti, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës.

Ai thotë se serbët në veri të Kosovës nuk paguajnë rrymën dhe as ujin që e shpenzojnë!

“Ndërkohë që Lista Serbe nuk lënë rast pa u thirrur në të drejtat kushtetuese të shtetit të Kosovës. Kur pretendojnë të drejtat dhe privilegjet për ta ekziston Kosova si shtet për tu mjelë, ndërsa kur ju kërkohen detyrimet ata mohojnë ekzistencën e shtetit në të cilin jetojnë”, ka shkruar Kurti në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Sipas tij, serbët e Kosovës (saktësisht individë të caktuar) paguhen me rroga si nga Beogradi ashtu dhe nga Prishtina, ndërkohë që barrën e rrymës dhe ujit që ata shpenzojnë e mbajnë taksapaguesit shqiptarë të Kosovës.

“Paramendoni sikur edhe Shqiptarët e Luginës së Preshevës të bënin të njëjtën gjë në serbi! Çfarë do të ndodhte me ta?!”, shkruan tutje ai.