Aktuale

Kurti: Do ta anulojmë marrëveshjen për Zajednicën

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se me qeverisjen e VV-së, do të njihet e drejta e referendumit, ku qytetarët do të vendosnin për çështje madhore.

Ai në një konferencë për media ka thënë se gjithashtu me VV-së, 16 vjeçarit duhet t’u njihet e drejta e votimit.

“Krijim e dhomës së veçantë të punës, për të drejtat e punëtorëve brenda gjykatave, si dhe njësi të posaçme anti-mafia në prokurori dhe gjykata”, tha ai.

Si prioritet i VV-së, sipas Kurtit është edhe dërgimi i marrëveshjes së 19 prillit 2013 në komisionin e vendikut, si dhe anulimi i marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave serbe./KosovaPress/