Aktuale

Kurti tregon për çka e takoi Isa Mustafën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, kanë zhvilluar një takim ku kanë diskutuar për situatën e krijuar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Lideri i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se me Mustafën kanë diskutuar rreth situatës politike në vend dhe gjendjes së rënd ekonomike dhe për mënyrën e daljes së vendit nga kriza.

“Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit”, ka thënë Kurti, raporton FaktePlus.

Kurti ka konfirmuar se në seancën e 22 gushtit kur pritet shpërndarja e Kuvendit, grupet parlamentare të dy grupeve do të jenë në përbërje të plotë.

“Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim”, është shprehur ai. /FaktePlus