Aktuale

Kurti: Vetëvendosje, shpresa për Vitinë

Lëvizja Vetëvendosje ka hapur fushatën në Viti. E deputeti Albin Kurti tha se kandidati i VV-së për kryetar të Vitisë, Salih Salihu është mundësia ndryshe, e VV është shpresa. Kurti po ashtu theksoi se në Viti ka shumë me tepër gjëra që duhet ndryshuar, se sa që duhet lënë siç janë.

Salihu, sipas tij avancon shpejt e drejt komunën si të tërë dhe se është momenti i duhur që ai të fitojë në këtë komunë pa balotazh.

“VV e do shtetin me sovranitet, kombin me bashkim ekonominë me prodhim institucionet me drejtësi e shoqërinë me barazi. Por lëvizja VV e do dhe komunën me transparencë shkollat me arsimim, ambulanvat me shërim infrastrukturën me ujësjellës e kanalizim, e rrugët me pastërti e gjelbërim. Për të gjitha këto na duhen politikanë me ideale dhe qytetar me Vetëvensosjen. Që të dyja i ka lëvizja jonë, profesor Salih Salihun dhe këta kandidat të guximshëm të dijshëm dhe punëtor dhe këta qytetar ë Vitisë që duan të vendosin vet me 22 tetor… Profesor Salihu është mundësia ndryshe, e lëvizja VV është shpresa”, tha Kurti.

Ndërkaq kryetari i VV-së Visar Imeri tha se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Kosovë e s’ka kush që ia ndal fitoren as nëpër komuna. Ndërsa tha se me Salih Salihun në krye të kësaj komune, do të çrrënjoset korrupsioni.

“Me Salih Salihun, të cilin do ta votojnë qytetarët, do ta çrrënjosin korrupsionin. Me Sali Salihun nuk do të ketë leje ndërtimi, që e jep kryetari e ndërton vëllai i tij, siç ka ndodh deri më tash. Ju e dini që në Viti përgjatë këtyre viteve, secili pushtet ata kanë ndërruar herë pas here emrat e kryetarëve, por të paprekshëm kanë mbetur hajnat dhe matrapazët. Të gjithë janë adaptuar me ta. Me Salih Salihun shefi i prokurimit dhe kryetarit aktual, do të shkojnë drejt në prokurori për keqbërjen dhe keqqeverisjen. . Kur ta votoni Salih Salihun jeni të sigurtë çka po votoni. Kur ta votoni salih salihun e votoni VV”, tha Ymeri.

Ndërkaq kandidati për kryetar të Vitisë Salih Salihu tha se qytetarët e Vitisë e duan ndryshimin, e ndryshimi sipas tij është VV-ja.

“Qytetari i Vitisë sot ndihet i lënë anash, ndihet i nëpërkëmbur. Mbi gjysma e vendbanimeve janë pa ujë të pijshëm. Mungesë të shërbimeve të mirëfillta shëndetësore. Padrejtësi në punësim. Rini pa mbështetje. Infrastrukturë të dobët si kurrë më parë. Kanalizime me defekte apo fare mungojnë. Mungesë të shërbimeve të mirëfillta shëndetësore, arsim totalisht i politizuar. Padrejtësi në punësim, ndërtime pa leje keqpërdorim i buxhetit, rini pa mbështetje e pensionistë të vetmuar. Vitia dhe qytetaret e saj me VV, me 22 tetor do t’i japin fund kësaj epoke, të shoqëruar nga një mendësi qeverisëse, që orientim të vetëm kishin që përfitimin klanor e personal, në dëm të interesit të përgjithshëm për zhvillimin e Vitisë.

Pra Vitisë i duhet VV, i duhet shpresa dhe kthesa. Vvitisë i duhet zhvillimi drejtësia dhe punësimi. Vitisë I duhet forcë mendje dhe zemër. Qytetarët e nderuar mendjen e kemi, zemrën e kemi forcën na jepni ju me 22 tetor ”, tha ai./KP