Sport

Kush është kualifikuar e kush është gati, gjendja në kualifikueset për EURO 2020

Kanë mbetur edhe pak xhiro deri në përfundimin e kualifikuesve për EURO 2020, ndërkohë katër kombëtare veçse e kanë siguruar biletën.

Në grupin A ku gjendet edhe Kosova, Anglia mund ta sigurojë sot kualifikimin nëse fiton në Bullgari e nëse Kosova dështon të fitojnë ndaj Malit të Zi, përcjell FaktePlus.

Për një vend në Euro 2020 po luftojnë edhe Kosova me Çekinë. Kosova duhet t’i fitojë të trija ndeshjet pa kalkuluar në grupet e tjera ndërsa ndonjë dështim i Çekisë, do ta bënte punën edhe më të lehtë.

Në grupin C, Holanda e siguron kualifikim edhe nëse barazon ndaj Irlandës Veriore më 16 nëntor në Belfast, ndërsa atyre do t’i bashkëngjitet Gjermania nëse e mposhtë Bellorusinë në të njëjtën ditë. Edhe nëse barazon Gjermania por Irlanda Veriore humbet, “pancerët” shkojnë tutje.

Në grupin D është një situatë tepër interesante ku Irlanda edhe Danimarka e ndajnë vendin e parë me 12 pikë ndërsa Zvicra e është e treta me tetë e me një ndeshje më pak, të cilën e ka ndaj amatorëve të Gjibraltarit.

Në grupin E, Kroacia shkon tutje vetëm me një barazim ndaj Sllovakisë në shtëpi, më 16 nëntor. Për vend të dytë atje pritet një garë e ashpër mes Hungarisë dhe Sllovakisë në ndeshjet e fundit.

Në grupin I, Belgjika u kualifikua ditë më parë ndërsa asaj ju bashkëngjit edhe Rusia me fitoren 5-0 ndaj Qipros.

Në grupet e tjera Spanja shkon tutje nëse veç barazon në Suedi.

Ukrainës i duhet një pikë ndaj Portugalisë pavarësisht nëse Serbia dështon ta mposhtë Lituaninë. Portugalia kualifikohet nëse ata mposhtin Ukrainën në Kiev ndërsa Serbia dështojnë ta mposhtin Lituaninë, shkruan BBC, transmeton FaktePlus.

Në grupin e Shqipërisë të eliminuar, Franca kualifikohet nëse e mposhtin Turqinë. Turqit ndërkohë kualifikohen nëse e mposhtin Francën dhe Islanda dështon ta mposhtë Andorën. Poashtu një barazim do të ishte i mjaftueshëm nëse Andora e mposhtë Islandës./FaktePlus