Aktuale

Kush mori më shumë vota si lider i PDK-së, Thaçi apo Veseli

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nesër pritet të publikojë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Në media është publikuar numri i votave që kanë marr disa nga kandidatët për deputetë dhe lider të partive politike.

Sipas raportimit të gazetës ‘Zëri’, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka marr 125.866 vota.

Në bazë të këtyre rezultateve Veseli ka marr 40.556 vota më pak sesa Hashim Thaçi në vitin 2014, si lider i PDK-së, shkruan lajmi.net.

Thaçi në zgjedhjet e vitit 2014 si kryetarë i PDK-së, kishte marr 166,422 vota./Lajmi.net/