Aktuale

Kuvendi sot hap dyert për bashkatdhetarët

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot dhe nesër organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend”, duke i hapur kështu dyert për të gjithë bashkatdhetarët.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”,thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Republikës së Kosovës.