Aktuale

Ky është 14 vjeçari që u rreh për vdekje nga babai në Kamenicë

Një ngjarje e rëndë ka ndohur në Kamenicë.
Një fëmijë 14 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e kaluar në Kamenicë, pasi i njëjti dyshohet se është rrahur nga prindi me shkop druri deri për vdekje.

Viktima është L. Bernjashi, i cili është rrahur për vdekje nga babai i tij Ganiu

Në anën tjetër, gazeta metro, raporton se sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit të tij.

Siç thotë Policia, i dyshuari e kishte mbajtur viktimën në dhomën e njejtë deri rreth orës 24:00 dhe pasi që iu kishte keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me konstatuar se fëmija është pa shenja jete.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”. Rasti është duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe Policisë së Kosovës.

the authorE B