Sport

Ky është futbollisti më i mirë me të cilin është përballur Boateng (Foto)

Mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, e ka pranuar se Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo janë në mesin e kundërshtarëve më të vështirë me të cilët është përballur gjatë karrierës.
Por, përveç Messit dhe Ronaldos, ai ka thënë se Eden Hazard, Neymar dhe Karim Benzema janë po ashtu kundërshtarë shumë të fortë, transmeton Express.

I pyetur nga Sport Bild për lojtarin më të mirë kundër të cilit ka luajtur, Boateng ka thënë: “Messi dhe Ronaldo janë më të vështirët, por do të doja t’i përmendja edhe Hazard, Neymar dhe Benzema në këtë listë.”

Sipas tij, Messi është thjesht i pandalshëm.

“Messin thjesht nuk mund ta ndalesh vetë. Ronaldon është më lehtë ta ndalesh sepse ai është mbështet më shumë në aftësi atletike,” ka thënë Boateng.

Ai ka shtuar se Ronaldo e ka ndryshuar lojën.

“Ronaldo tani fokusohet më pak në driblim dhe më shumë në shënimin e golave. Është më vështirë të mbrosh kundër kësaj sepse ai ka ritëm të jashtëzakonshëm,” ka shpjeguar ai./Express/