Forcat e mbështetura nga Turqia do të lëvizin drejt qytetit verior sirian, Manbij, pasi që e kanë kompletuar operacionin në qytetin al-Baba ashtu siç ishte planifikuar, ka thënë sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Në një konferencë për media në Ankara, para nisjes për një vizitë zyrtare në Pakistan, Erdogan ka thënë se milicia kurdo-siriane (YPG), të cilën Turqia e cilëson si organizatë terroriste, duhet të largohet drejt lindjes së Lumit të Eufratit, transmeton Express.
Po ashtu, Erdogan e ka hedhur poshtë çfarëdo mundësie për bashkëpunim me Forcat Demokratike Siriane (SDF), të cilat përfshijnë edhe YPG-në./Express/