Aktuale

Ky është njeriu që vendos për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bosnja

Lideri i partisë më të vjetër të boshnjakëve në Kosovë, Numan Balic ka treguar gjasat dhe procedurat që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën si shtet. Në një intervistë për Indeksonline, Balic ka thënë se fakti që Serbia është panikë nga deklarata e Izetbegoviqit, tregon se Bosnja është afër njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi dhjetëra mijëra boshnjakë që kanë të afërm dhe jetojnë në Kosovë. Është paradoksale se ata mund të shkojnë në Serbi, por jo edhe në Bosnje. E përshëndesim deklaratën e Izetbegoviqit. Me të vërtetë është deklaratë e qëlluar, edhepse konsideroj se kjo duhej të bëhej më herët.

Ne përfaqësuesit e SDA-së kemi qenë për të biseduar në gushtin e kaluar direkt me zotërin Izetbegovic nga i cili kemi kërkuar dy gjëra, që të pranohet Kosova dhe që ai të vizitoi Kosovën, shkruan Indeksonline.

Kryesia e Bosnjës është ajo që vendosë për njohjen gjë të cilën e bën sipas konsensusit. Aty është anëtar përfaqësuesi boshnjak, Izetbegoviqi, një përfaqësues serb dhe një boshnjak.

Unë besoj se anëtari kroat do të pajtohet për pranimin e pavarësisë së Kosovës, ashtu siç sigurisht se do të bëj edhe Izetbegoviqi.

Megjithatë, kjo nuk do të bëhet aq shpejt pasi që ndikimi nga jashtë do të jetë i madh për të zhagitur këtë proces. Por, jam i bindur se kjo do të bëhet, pa dhënë kohë të caktuar” ka thënë Baliq.

the authorE B